Site icon Telegrafi

Ferdinand zbulon se kush ishte sulmuesi më i kompletuar ndaj të cilit ka luajtur

Real Madridi bëri një hap të madh drejt çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti Liverpoolin si mysafir me rezultat 5-2. 

Një nga heronjtë e fitores së madhe të Real Madridit ishte Karim Benzema, sulmuesi francez i cili shënoi dy gola në pjesën e dytë.

Rio Ferdinand, futbollisti legjendar i Anglisë që punon si komentues në BT Sport, ka folur për Benzeman.

Lexo po ashtu Klopp zbuloi se cili lojtar i Real Madridit shkatërroi Liverpoolin: Mrekulli, ai ishte i mahnitshëm

“Benzema është sulmuesi më i kompletuar ndaj të cilit kam luajtur”, ka thënë mbrëmë Ferdinand.

Këtë sezon, francezi 35-vjeçar, fituesi aktual i Topit të Artë, ka shënuar 18 gola me pesë asistime në 24 ndeshje.

Ai kishte probleme të mëdha me lëndime, dhe për këtë humbi Kampionatin Botëror./Telegrafi/

Exit mobile version