Rio Ferdinand ka treguar se ka marrë një mesazh nga Pep Guardiola përpara fitores së Manchester CIty në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit, duke këmbëngulur se skuadra e tij do të mposhtte kampionët në fuqi.
City arriti të fitojë kundër 14-herë fituesve të Ligës së Kampionëve të mërkurën me rezultat të thellë 4-0 në një lojë që dominuan nga fillimi në fund dhe tani janë një hap më afër fitimit të garës për herë të parë ndonjëherë.
Djemtë e Guardiolës humbën nga Madridi në të njëjtën fazë vitin e kaluar kur ekipi i Carlo Ancelottit shkuan në finale për të mposhtur Liverpoolin, dhe duket se kjo ishte një temë e nxehtë e bisedës midis Guardiolës dhe ish-mbrojtësit të Unitedit, Ferdinand, i cili zbuloi një mesazh të spanjollit para ndeshjes.
“Pep Guardiola më dërgoi një mesazh para ndeshjes dhe më tha: “I mundëm dy vjet më parë dhe do t’i mposhtim përsëri, më besoni”, zbuloi fillimisht Ferdinand.
“Unë i thashë “paq fat”. I thashë: “Të besoj, shpresoj ta bësh””.
“Besimi që kishte dy ose tre orë para ndeshjes, ai po më dërgon një mesazh të tillë”.
“Pep Guardiola texted me today saying… believe me, we’ll beat them…” ?
“The confidence to say that 2 or 3 hours before the game!” ?@rioferdy5 reveals Pep Guardiola’s pre-match predictions today… #UCL pic.twitter.com/7aWYNrxDow
— Football on BT Sport (@btsportfootball) May 17, 2023
“Ky është besim i pastër në detajet që ai ka kaluar deri në këtë lojë dhe besimi që ai ka te ata lojtarë”, përfundoi legjenda angleze.
Guardiola u kap gjithashtu pas ndeshjes duke ia bërë me gisht Ferdinandin teksa largohej nga fusha e Etihad dhe dukej duke bërtitur ‘Të thashë!’.
Ndryshe, City do të ndeshet me Interin në finalen, e cila do të zhvillohet më 10 qershor në Stamboll. /Telegrafi/
“I TOLD YOU! I TOLD YOU!” https://t.co/YRB2fQnhNk pic.twitter.com/wAIiuAoKf2
— Football on BT Sport (@btsportfootball) May 17, 2023