Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, ka shkruar se Patrice Evra mund të kthehet në Old Trafford.
Mbrojtësi i majtë është bashkuar me Bianconerët në qershor të vitit 2014 dhe ka fituar disa trofe në vitet e fundit me Juven.
Francezi tani 35 vjeçar është kthyer më shumë në spektator nga Alex Sandro, i cili po luan më rregullisht.
Shkrimet e fundit bëjnë të ditur se lojtari mund të kthehet në Angli dhe ai që e hap këtë hipotezë është Rio Ferdinand.
“Patrice Evra, po dëgjoj nëpër media sociale se po kthehesh këtu? Fol me mua”, ka shkruar Ferdinand. /Telegrafi/