Telegrafi

Ferdinand: Ronaldo nuk luan si dikur

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, thotë se Cristiano Ronaldo e ka ndryshuar stilin e lojës që nga koha e tyre e përbashkët në Old Trafford.

Dy futbollistët luajtën bashkë gjatë viteve 2003-2009 te Djajtë e Kuq, para se portugezi të shkonte të Real Madridi.

“Nuk mendoj se atij i pëlqen të luajë si ‘numër 9’, sepse mund të mbetet i bllokuar aty dhe mund të izolohet”.

Lexo po ashtu Mourinho iu kërkon drejtuesve ta thyejnë rekordin e transferimeve për Kane dhe jo për CR7

“Atij i pëlqen që të sulmojë nga krahu, ku ka pakëz më shumë hapësirë dhe ku mund ta shfaqë magjinë e tij”.

“Mirëpo, në të kaluarën qëndronte në krah dhe kur e merrte topin përballej me kundërshtarët. Ai nuk është lojtar i tillë tash”.

“Në ditët e sotme, ai dëshiron ta marrë topin në zonat ku mund t’i lëndojë ekipet dhe të nxjerrë rezultat – që do të thotë gol ose asistim – dhe aktualisht nuk ka njeri më të mirë në planet që e bën këtë”, ka thënë Ferdinand. /Telegrafi/