Planet e Manchester Unitedit për transferimin e Harry Kane mund të prishen nga trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, thotë Rio Ferdinand.
Sulmuesi anglez që një kohë të gjatë është lidhur me një kalim në Old Trafford, ku edhe vet lojtari ka dëshirë të shkojë.
Dhe derisa ai po përgatitet për t’u kthyer nga lëndimi, legjenda e Djajve të Kuq mendon se transferimi te Unitedi është i komplikuar.
“A do ta merrja tash Harry Kane? Padyshim që po. Nëse është i gatshëm për lojë dhe dëshiron të transferohet, 100 për qind duhet ta marrësh Harry Kanen te Unitedi”.
“Një top lojtar, gola të garantuar, të garanton gola në Ligën Premier. Ai shënon gola, por nuk besoj se Tottenhami do ta lejojë largimin e Harry Kane”.
“Ndërsa me Mourinhon atje, nuk besoj se Mourinho mund ta lejojë të shkojë te Unitedi”, ka thënë Ferdinand në Instagram Live. /Telegrafi/