Rio Ferdinand beson se William Saliba e meriton të mbajë kokën lart pavarësisht humbjes 2-0 ndaj Liverpoolit në Kupën FA.
Arsenali është jashtë garës së Kupës, duke çuar në presion të jashtëzakonshëm ndaj Mikel Artetës.
Paraqitja e ekipit, në përgjithësi, ishte zhgënjyese, por mos lejoni që rezultati t’ju mashtrojë, francezi bëri një punë të shkëlqyer.
Legjenda e Man United tha në Vibe with Five se qendërmbrojtësi francez Saliba ishte fantastik ndaj The Reds.
“Mendoj se Saliba ishte brilant. Ai zhvilloi një ndeshje të madhe dhe ishte i vetmi që mundohej.
“Kai Havertz kishte disa shanse të mira. Ai që i erdhi nga Martin Odegaard, ai duhet ta kishte shënuar”, tha Ferdinand.
Humbja e Arsenalit nga Liverpooli erdhi kryesisht shkaku i mosefikasitetit të sulmuesve, pasi Topçinjtë krijuan disa raste të mira shënimi./Telegrafi/