Telegrafi

Ferdinand kritikon Jorginhon: Ai nuk vrapon, nuk mbron dhe nuk asiston

Legjenda angleze, Rio Ferdinand ka dhënë shumë kritika në drejtim të mesfushorit të Chelseat, Jorginho.

Jorginho erdhi në verë nga Napoli te Chelsea, pasi Blutë e Londrës fituan betejën me Manchester Cityn për transferimin e tij.

Megjithatë, përveç pasimeve, italo-braziliani ka dështuar të tregoj diçka tjetër dhe për këtë ka marrë kritika nga ish-mbrojtësi anglez, Ferdinand.

Lexo po ashtu Jorginho: Ishte Sarri që më bindi të kaloja te Chelsea

“Jorginho është dikush që vendos ritmin e lojës. Kur i jepni topin atij në pjesën e mesit të fushës, ai është shumë i mirë”, ka thënë fillimisht Ferdinand për BT Sport.

Jorginho gjatë ndeshjes ndaj Arsenalit (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

“Sa asistime i ka bërë ai këtë sezon? Rreth 2000 pasime, asnjë asistim”.

“Ai nuk është një mbrojtës i madh. Edhe një herë, në një lojë të tillë kundër një skuadre të madhe, ai nuk fiton dot në mesfushë”.

“Ai nuk mund të vrapojë”.

“Pra, ai nuk ju jep asgjë mbrojtëse dhe ai nuk ju jep asgjë në anën tjetër të fushës”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/