Telegrafi

Ferdinand: Kane, shumë herë më i mirë se Lukaku

Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand kritikoi Romelu Lukakun duke thënë se krahasimi me Harry Kane nuk mund të ndodh pasi anglezi është shumë herë më i mirë.

Kane impresionoi për Tottenhamin në fitoren e tyre 2-0 në Wembley ndaj Unitedit.

Paraqitja e tij u vu re nga ish-kapiteni i Unitedit, Ferdinand, i cili tha se Kane është shumë herë më i mirë se Lukaku.

Lexo po ashtu Real Madridi ka gati 570 milionë euro për tre yjet e Ligës Premier (Foto)  

“Unë mendoj se Kane tregoi sot se pse ai është sulmuesi më i mirë në ligë dhe një nga më të fuqishmit në Evropë, sepse ai ka lodhur qendrën e mbrojtjes së Unitedit”, ka thënë fillimisht Ferdidand.

Kane po dominon mbrojtjet kundërshtare në Ligën Premier (Getty Images)

“Ai i dominonte krejtësisht ata fizikisht dhe sillte lojtarë të tjerë në lojë”.

Lukaku po kritikohet shumë për lojën e tij (Getty Images)

“Kontrasti midis tij dhe Lukakut sot ishte aq i dukshëm sa ishte e pabesueshme nga lart këtu ku e pamë atë”.

“Topi shkonte në të, ai qëndronte fortë, mbante qendrën dhe sillte të tjerët në lojë”.

Lexo po ashtu “Morata është më i mirë se Lukaku”  

“Ky është një nëntësh i vërtetë. Kjo është ajo që ju doni të shihni nga një Nr. 9 të bëjë”, përfundoi ish-kapiteni i Djajve të Kuq.

Ndërsa, ish-trajneri i Spursave, Harry Redknapp shtoi: “Nuk ka krahasim, ai është në një nivel tjetër për Lukakun”. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Ibrahimovici ‘poshtëron’ Lukakun: Hunda ime është më e madhe se karriera e tij