Rio Ferdinand i ka kërkuar Manchester United që të forcojë mbrojtjen e tyre duke nënshkruar me Kevin Danso dhe Ronald Araujo.
“Djali në Lens, është një atje, ai është i mirë,” tha Ferdinand. “Djaloshi uruguaian në Barcelonë – Araujo. Pavarësisht nëse është mund ta marrin apo jo, unë mendoj se ai është i shkëlqyer. Ai është një qendërmbrojtës i jashtëzakonsëhm”.
“Ai ka çdo atribut për të qenë perfekt për Ligën Premier, por nëse ai mund të transferohet apo jo, nuk e di”, ka thënë fillimisht Ferdinand.
Tutje, ish-mbrojtësi i United tha se për të pasur një ekip të suksesshëm duhet që të transferohen lojtarë që kanë stil të ngjashëm të lojës.
“Gjithmonë e kam thënë këtë, për të qenë një ekip i suksesshëm, ju duhet të keni një mbrojtje solide dhe të jeni në gjendje të zgjidhni lojtarë të ngjashëm”.
“Unë mendoj se ju shikoni skuadrat që kanë fituar kohët e fundit, Liverpool dhe Man City, ata kanë pasur konsistencë në paraqitjen e lojtarëve të tyre, veçanërisht në faza të rëndësishme të sezonit. Dhe ndoshta United nuk e ka përballuar këtë”, shtoi Ferdinand.
United është dashur të përballet me lëndime të shumta në fazën e mbrojtjes, me Ten Hag duke u kthyer te Harry Maguire dhe Jonny Evans.
Ndërsa dyshja kanë bërë përshtypje, “Djajtë e Kuq” duhet të kërkojnë të shtojnë të paktën një mbrojtës tjetër në radhët e tyre verën e ardhshme./Telegrafi/