Site icon Telegrafi

Ferdinand e vlerëson Arsenalin më shumë se Liverpoolin për titullin, thotë se dy lojtarë janë kyç te londinezët

Gara për titullin e kampionit në Angli këtë sezon është shumë më e fortë se sa vitin e kaluar.

Përveç kampionit në fuqi Manchester City, për titullin po luftojnë edhe Liverpool, Arsenal, Tottenham, por edhe Aston Villa që ka një ecuri fantastike.

Megjithatë legjenda angleze Rio Ferdinand mendon se Arsenali ka gjasa më të mira për titullin e kampionit dhe kjo falë dy lojtarëve të qendrës së mbrojtjes William Saliba dhe Gabriel.

Lexo po ashtu Për se Arsenali nuk mund ta fitojë Ligën Premier sipas Jamie Carragher

“Arsenali ka rekordin më të mirë të mbrojtjes në ligë për momentin dhe Declan Rice është perfekt para tyre në mes për momentin. Ky trekëndësh i vogël do të jetë kyç për ta”.

“Në lojën moderne, të kesh ritëm është mënyra se si kaloni përpara skuadrave të tjera, veçanërisht në prapavijë. Kjo do të thotë që ju mund të luani atë linjë të lartë dhe për dy sezonet e fundit, sulmi i Brentfordit u ka dhënë skuadrave kaq shumë probleme”, tha Ferdinand.

Lexo po ashtu Arteta do të aktivizoj Zinchenkon në një pozicion të ri në fushë

“Ata u kanë dhënë skuadrave ankthe për shkak të ritmit të tyre dhe vrapimeve agresive. Kundër Arsenalit, njëri prej tyre e kalon William Saliba – kush është atje për ta pastruar atë? Gabriel . Ai ia kthen Salibës dhe ata e zgjidhin atë mes tyre”.

“Për të fituar ndonjë gjë kundër Manchester Cityt , duhet të kesh një çift qendërmbrojtës të cilit mund t’i besosh. Saliba dhe Gabriel janë arsyeja pse e vendos Arsenalin mbi Liverpoolin në garën për titull dhe pse ata mund ta sfidojnë Cityn këtë sezon”, deklaroi Ferdinand. /Telegrafi/

 

Exit mobile version