Telegrafi

Fërçkoski: Ivanov i ngatërron qëndrimet me detyrimet e tij (Video)

Profesori universitar dhe ish-zyrtari i LSDM-së, Ljubomir Fërçkoski në emisionin Click Plus në TV21 ka folur për detyrimet e Gjorge Ivanov përballë Ligjit për gjuhët, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Përmbajtja e Kushtetutës nuk i jep mundësi Gjorge Ivanovit që të diskutojë dhe t’i përziej qëndrimet e tij politike me detyrimet e tij si kryetar shteti. Nënshkrimi i tij për herë të dytë, pas votimit të tretë të ligjit, është i detyruar që të ju jep prioritet ligjeve që votohen në Kuvend. Nuk mund ai të hedh baltë mbi Kuvendin, e as të matet me Kuvendin. Nëse është i papërgjegjshëm, ai mund të thotë se nuk e nënshkruan ligjin, por kjo do të jetë vetëm përzierje besimesh dhe qëndrimesh” tha mes tjerash Fërçkoski.

Veprimi i presidentit Ivanov është quajtur si qyqar nga kryeministri i Maqedonisë. /Telegrafi/