Site icon Telegrafi

Ferati: Në Qytetin e Shkupit ka shumë parregullsi në emërimin e drejtorëve të shkollave, emërohen pa kritere

Halit Ferati, Drejtor në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, duke folur për gjendjen në shkollave në Qytetin e Shkupit ai u shpreh se gjendja është shumë e trishtueshme pasi drejtorët e shkollave në Shkup. Emërohen pa asnjë kriter, me vendime politike.

“Qyteti i Shkupit që kur unë udhëheq këtë institucion është fenomen trishtues, ku vërtet bëhen shumë shkelje ligjore nga ana e Udhëheqësisë së Qytetit të Shkupit. Unë gjithmonë jam munduar t’i shmang çështjet politike për asye se institucioni që udhëheq unë ka një kod etik, por ka shkelje të shumta në Qytetin e Shkupit. Kemi lëndë për të gjitha shkollat ku janë vërejtur parregullsitë, por ne mund të bëjmë aq sa kemi kompetencat. Kemi drejtorë që nuk kanë as licencë të jenë drejtorë, ku nuk plotësojnë asnjë kriter”, tha Ferati për “TV21”.

Ai tha se Ka shumë fërkime nëpër stafet akademike.

“Kemi probleme me katër-pesë komuna. Kemi kryetar komunash që vjen te ne dhe marrin sugjerime mos bëjnë shkelje të ligjeve, por ka komuna që nuk e bëjnë një gjë të tillë, Rastet e fundit në qytetin e Shkupit nuk kanë ndodhur më herët.

Kolektivi i shkollës nuk ka bashkëpunim mes veti. Ka drejtorë shkolle qe nuk i plotësojnë kushtet elementare dhe nuk është as me orë të plota. Ka shumë fërkime nëpër stafet akademike të shkollave të mesme.”

Exit mobile version