Site icon Telegrafi

Feornikeli 74 fillon një fazë të re, shumë biznesmenë me emër i bashkohen klubit nga Drenasi

Feronikeli 74 shpëtoi me vështirësi sezonin e shkuar, kur vetëm me barazh siguroi një vend në elitën e futbollit kosovar.

Drenicasit e mbyllën në vendin e tetë sezonin e shkuar dhe luajti me Prishtinën e Re në barazh ku me golin e Alban Shillovës arriti të shënojë fitore.

Tani klubi ka kthyer faqen zyrtare në “Facebook”, ku ka lajmëruar disa ndryshime, me emrat të njohur të biznesit që janë bashkuar me klubin.

Lexo po ashtu FFK zbulon datën e tërheqjes së shortit për edicionin e ri në AlbiMall Superligën e Kosovës  

“Po fillon një fazë e re e FC Feronikeli 74! Bizneset më të mëdha të Komunës tonë, tanimë janë brende të njohura në Kosovë e më gjerë, janë bashkuar për të mbështetur klubin tonë të zemrës. Në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, arriti një frymë e re në të cilën personalitetet më të suksesshme të biznesit të komunës sonë janë bashkuar për ta drejtuar FC Feronikeli 74, aty ku e ka vendin”.

“Sokol Gashani, Ekrem Elshani, Mehdi Gjoka, Qazim Asllani, Petrit Leku, Bedri Gllareva, Erlind Krasniqi, Burim Bujupi, Musa Binaku, etj. janë krenari e biznesit e suksesit në Drenas por edhe në nivel nacional, tani e tutje do të jenë flamurtarët e suksesit të klubit tonë dhe dëshirës së zjarrtë të lojtarëve, stafit të klubit dhe tifozëve besnikë”.

“Ne i gëzohemi frymës fitimtare në FC Feronikeli 74 po rikthehet fryma e kampionit dhe sukseseve. Bashkë për Klubin tonë të zemrës! Bashkë për FC Feronikeli 74!”, thuhet në njoftim.

Në ditët në vijim Feronikeli 74 pritet të bëjë zyrtare edhe përforcimet. /Telegrafi/

Exit mobile version