Duket se projekti i ri i Gjikos, “Papuqe Gucci” nuk është vetëm një hit muzikor.
Ky projekt është shndërruar në trend në mesin e fansave, të cilët po publikojnë vazhdimisht video dhe imazhe ky trend duke improvizuar me papuçet që i shohin në shtëpi.
Të gjitha këto i ka publikuar Gjiko në rrjetin social InstaStory duke u mahnitur edhe vet me kreativitetin e adhuruesve të tij.
“Papuqe Gucci” deri tash për dy javë ka 5.4 milionë klikime.
Ky projekt u dallua për klipin tejet të veçantë dhe performancën e Vedat Bajramit në këtë video. Lëvizjet e antarit të Stupcave u bënë virale në mesin e fansave.
Gjiko ka qenë një prej artistëve më aktiv të këtij viti në skenën muzikore shqiptare.
Hip hop ylli performoi në të gjitha trojet shqiptare, me nga tri koncerte për një natë.
Ai është në lidhje me bukuroshen e ekraneve televizive, Elita Rudi, me të cilën shihet hap pas hapi. /Telegrafi/