Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, akoma pa debutuar në Serie A ka krijuar një ndikim të madh në Itali dhe kudo në botë.
Çfarë është ‘Efekti Cristiano Ronaldo’?
Cristiano Ronaldo did not disappoint fans on his Juventus debut.
He marked his first game with a goal.
Read👉https://t.co/g5ezHSFb4y pic.twitter.com/5L1O7Mnlav
— BBC Sport (@BBCSport) August 13, 2018
Tash është kudo në Itali. Është kudo përreth. Si në aspektin real, ashtu edhe në atë virtual.
Kur sheh në dritare në Itali, janë fëmijët që bartin të njëjtën fanellë të Juventusit, ndërsa të rinjtë e kanë rruar kokën në formën ‘CR7’.
Ose kur e lëshon televizorin i dëgjon vazhdimisht fjalët “Il colpo del secolo” (Marrëveshja e shekullit).
Torino going crazy 😂😂😂 Ice cream 🍦🍨 #CR7 @jup1897 pic.twitter.com/CGTYAWSrC5
— Around Turin (@AroundTurin) July 12, 2018
Bie në sy në ballinën e secilës gazetë, në lajmet e secilit medium, madje mund ta gjesh edhe në një ëmbëltore në Itali ku ofrohet akullorja ‘CR7’.
‘Efekti Cristiano Ronaldo’ e tejkalon sportin. Dominon në rrjetet sociale dhe madje ndikon edhe në bursën ekonomike.
In Turin there’s already an ice cream with CR7 flavor. pic.twitter.com/HH7aaOMSo1
— Khaled Al Nouss (@khaledalnouss1) July 14, 2018
Kjo është arsyeja pse Juventusi vendosi të shpenzonte 100 milionë euro për një 33 vjeçar më 10 korrik të këtij viti.
Kur agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes, e njoftoi Juventusin në pranverë të këtij viti se klienti i tij e dëshironte kalimin në Torino, Bianconerët nuk u ngutën menjëherë që ta realizonin transferimin.
Presidenti Andrea Agnelli, shefi ekzekutiv, Beppe Marotta dhe drejtorët tjerë të klubit, u takuan disa herë për t’i analizuar me kujdes aspektet financiare rreth një investimi total prej 341 milionë eurosh (117 milionë euro ka kushtuar transferimi – çmimi plus shpenzimet tjera, si edhe 224 milionë euro për pagat bruto në katër vitet e ardhshme), për një lojtar, i cili do t’i mbushë 34 vjet deri në kohën kur do të nisë faza e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve (më 5 shkurt 2019, portugezi feston ditëlindjen e 34).
Cristiano Ronaldo debut for Juventus ABANDONED after 70 minutes – but all is not as it seems
Fans charged onto the pitch during the second half of the game, which saw Juve's senior squad take on the B team pic.twitter.com/SlMpZzHmar— Lilian Chan (@bestgug) August 12, 2018
Dhe në fund, bordi i Zonjës së Vjetër erdhi në përfundim se Ronaldo ia vlen për këtë investim të madh, si nga aspekti sportiv, ashtu edhe nga ai financiar.
Drejtorët, lojtarët dhe tifozët e Juves e kanë parë nga afër formën e CR7 më 3 prill të këtij viti, kur shënoi një gol akrobatik në fitoren prej 3-0 në kuadër të Ligës së Kampionëve. Po ashtu, kishte qenë lojtari që ia shoi ëndrrën e Juves për ta fituar trofeun në finalen e vitit 2017 me dy gola të shënuar në fitoren e Realit prej 4-1.
Edhe pse mediat sportive raportojnë se Juve e ka blerë portugezin për ta fituar Ligën e Kampionëve, ekspertët shpjegojnë se qëllimi i klubit nuk kanë qenë vetëm aftësitë e tij në fushë.
“Arsyeja prapa transferimit të Ronaldos ka qenë në dy fusha. Fillimisht, ata duan ta jo vetëm ta mbajnë , por ta çojnë lartë nivelin e paraqitjeve në fushë. Besojnë se edhe në moshë 33-vjeçare, Ronaldo mund t’ua fitojë Ligën e Kampionëve. Kushdo që e ka shikuar dokumentarin e Juves në Netflix, e kupton se suksesi evropian është objektivi primar. E kanë fituar shtatë vjet radhazi Serie A dhe tash e duan Ligën e Kampionëve. Dhe është e qartë se besojnë që Ronaldo mund t’u ndihmojë”.
“Në të njëjtën kohë, derisa Serie A nuk i siguronte Juventusit të njëjtin ekspozim global sikurse klubet nga Liga Premier dhe dy top klubet spanjolle, mendoj se transferimi i Ronaldos duhet të shihet si një element kyç i strategjisë ndërkombëtare të Juves. Transferimi është bërë që ta bëjë Juven tërheqës edhe për tifozët anekënd botës edhe për partnerët potencialë komercialë”, ka thënë Timothy Bridge, autori i ‘Football Money League’, duke shtuar se Zonja e Vjetër dëshiron të arrijë në nivelin komercial të Barcelonës, Real Madridit dhe Manchester Unitedit.
Ekziston një thënie e vjetër në futboll se “Askush nuk është më i madh se klubi”, mirëpo në aspektin e rrjeteve sociale, ai është më i ndjekur se Juevntusi në Twitter, Facebook dhe Instagram.
Me arritjen e Ronaldos, Juve ka siguruar miliona fansa në rrjetet sociale. Në muajin korrik, kampioni italian ishte renditur i pari me numrin e shikuesve në YouTube, si edhe për reagimet në Instagram dhe Facebook.
Në ndërkohë, me arritjen e CR7 janë rritur aksionet e Zonjës së Vjetër (nga 0.627 cent më 11 qershor deri në 0.861 centë më 10 gusht) dhe të hyrat kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha nga shitja e fanellave të tij.
Në bazë të analizave ekonomike, është pritur që Juventusi ta paguajë Ronaldon vetëm me shitjen e fanellave, mirëpo duhet të kihet parasysh se klubi italian përfiton vetëm 20 apo 25 për qind nga fanellat që prodhohen nga Adidasi.
Klubet elitare tashmë janë duke i konsideruar tifozët si klientë – ndërsa askush nuk ka më shumë tifozë se Cristiano Ronaldo. As në botën e argëtimit askush nuk ka më shumë ndjekës se CR7, ai e lë prapa edhe Kim Kardashianin.
“Ai është personazhi më i popullarizuar në botë dhe ka një vlerë të madhe, sepse në ditët e sotme gjithnjë e më shumë tifozë futbolli i ndjekin më shumë lojtarët sesa klubet”, ka shtuar Bridge.
“Atyre ose u pëlqen mënyra si luajnë futboll ose thjesht personaliteti, imazhi dhe askush tjetër nuk ka imazh më të mirë se Ronaldo, prandaj ata do të paguajnë që t’i shohin ndeshjet e tij”, ka thënë ai më tej.
Tifozët e Bianconerëve nuk ankohen më për ngritjen e çmimit vjetor të biletave prej 30 për qind, ashtu që klubi do të përfitojë 33 milionë euro nga shitja e biletave këtë sezon, 30 për qind më shumë se në sezonin e kaluar (kur fitoi 25.7 milionë euro).
Nuk janë vetëm tifozët e Juves ata që duan ta shohin Cristianon duke luajtur. Ne secilin stadium ku do të luajë ai, pritet të shiten të gjitha biletat, ndërkohë që edhe Serie A do të përfitojë shumë nga të drejtat televizive.
“Njerëzit do të shkojnë në stadiume vetëm për ta shikuar atë, në radhë të parë se është një superyll dhe e dyta, se ai është 33-vjeçar dhe mund të mos u jepet shansi që ta shohin në të ardhmen. Edhe tifozët e klubeve tjera duan ta shohin ‘efektin Ronaldo’ në aksion; duan ta dinë çfarë ndikimi mund të ketë ky fenomen në futbollin italian”.
“Është fjala për një fenomen global, po ashtu, që do të thotë se Ronaldo po hap tregje të reja për Juventusin dhe për futbollin italian”, ka shtuar eksperti.
The Champions and Ultimate Edition covers have been updated with #CR7 in Juventus jersey! #FIFA19 pic.twitter.com/VaS185Wvb7
— 𝙄𝙉𝙁𝙄𝙉𝙄𝙏𝙔 𝙁𝘾 (@theinfinityfc) August 15, 2018
Kjo tashmë është dëshmuar, pasi edhe kanali finlandez Ruutu, i ka kërkuar të drejtat televizive të Serie A vetëm për t’i shfaqur ndeshjet e Juventusit në tri sezonet e ardhshme. Ndërsa edhe ballina e edicionit të Ligës së Kampionëve ‘FIFA 19’ është përditësuar me Ronaldon që shfaqet me fanellën e Juventusit.
Është kaq e thjeshtë: Ronaldo e ka riforcuar Serien A. Asnjë futbollist që nga koha kur braziliani me të njëjtin emër iu bashkua Interit (në vitin 1997), nuk ka tërhequr kaq shumë imagjinatën e publikut italian. Mirëpo, efekti është shumë më i madh. Madje edhe Neymar ka thënë se tash e tutje edhe superyjet tjera do ta ndjekin portugezin në kampionatin italian. “Edhe një herë është bërë liga që e kam shikuar si fëmijë”, ka thënë sulmuesi i PSG-së.
Me gjithë këto përfitime të mëdha të kampionatit italian, klubeve tjera të Serie A nuk do t’u pëlqejë fakti se Juve është shumë më i fortë në garën për Scudetto. Strategët Jose Mourinho dhe Fabio Capello kanë mendime të ndara rreth kësaj çështjeje. Portugezi mendon se përforcimi i Bianconerëve do të ndikojë në motivimin e Interit, Milanit, Romës dhe Napolit në garën për titull; kurse trajneri italian është fokusuar te ndikimi i madh që ka pasur Cristiano duke e ngritur si tërësi garën në Serie A dhe duke e bërë po aq të rëndësishëm kampionatin italian sikurse ligat tjera të mëdha.
Në ndërkohë edhe brendit ‘CR7’ i është dhënë një shtytje e madhe. Arritja e tij e ka ndryshuar perceptimin global për Serie A. Tash, kampionati italian duket si një botë, ku gjithçka është e mundur.
Ky është ‘Efekti Cristiano Ronaldo’. Dhe tash i takon Juventusit, në fakt të gjitha klubeve të Serie A, që të ngriten duke e shfrytëzuar atë. /Telegrafi/