Site icon Telegrafi

Fenomenal Drogba, mposht Gerrardin me supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e fundit (Video)

Sulmuesi i Montrealit, Didier Drogba, ka treguar se ai gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës po bëhet më i mirë.

Legjendari i Chelseat realizoi një supergol në fund të ndeshjes ndaj skuadrës ku luajnë Steven Gerrard dhe Ashley Cole.

Një gjuajtje e lirë e akorduar në minutën e 94 të takimit e shfrytëzoi më së miri Drogba për të realizuar një supergol për 3-2 dhe fitoren e ekipit të tij.

Ky ishte goli i pestë i Drogbas këtë sezon në kampionatin amerikan MLS. /Telegrafi/

Exit mobile version