Site icon Telegrafi

Fenerbahce u kthye fuqishëm në lojë ndaj Olympiacosit, vendos ndeshja kthyese

Olympiacosi dhe Fenerbahce zhvilluan një ndeshje shumë të bukur, ku në fund grekët fituan 3-2 në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Konferencës.

Ishte një ndeshje në të cilën Fener u rikthye nga humnera ku kishte deficit prej tre golave ​.

Fenerbahçe humbi disa raste të mira në fillim, ndërsa Olympiacos i ndëshkoi me golat Fortounis dhe Jovetic, për të mbyllur pjesën e parë 2-0.

Më të filluar pjesa e dytë, Chiquinho shënoi golin e tretë për grekët, duke menduar që kjo ndeshje ishte mbyllur

Megjithatë, turqit nuk u dorëzuan dhe shënuan fillimisht me Duas Tadic nga penalltia në minutën e 67-të.

Pak minuta më vonë Irfan Can Kahveci shënoi golin e dytë, i cili e ktheu plotësisht Fenerin në ndeshje.

https://twitter.com/migosi_mokaya/status/1778489266709881178

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe mbeti 3-2 edhe pse turqit kishin raste për barazim.

Ndeshja e kthimit është caktuar pas shtatë ditësh në Stamboll./Telegrafi/

Exit mobile version