Telegrafi

Fenerbahce shfaq interesim për Evran

PARIS, FRANCE - JULY 10: Patrice Evra of France reacts during the UEFA EURO 2016 Final match between Portugal and France at Stade de France on July 10, 2016 in Paris, France. (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Patrice Evra po kalon ndoshta në periudhën më të keqe në karrierën e tij.

Ai goditi tifozin para një ndeshje të Ligës së Evropës me Marseillen dhe kështu u dënua nga UEFA për tetë muaj mos pjesëmarrje në këtë turne.

Lexo po ashtu Fansat e Marseille nuk e dëshirojnë Evran në klub, francezi ua kthen me të mirë – Merr përkrahje nga Alves (Foto)

Tifozët e klubit francez kanë kërkuar largimin e tij pasi e shikojnë gjestin si të patolerueshëm.

Por, pas gjithë kësaj për mbrojtësin është shfaqur një dritë në fund të tunelit.

Është Fenerbahces skuadra që ka shprehur interesim për të nënshkruar me 36-vjeçarin, që në të kaluarën ishte pjesë e Juventusit dhe Manchester Unitedit.

Skuadra e nga trajneri Aykut Kocaman së shpejti do të fillojë edhe bisedimet me agjentin e lojtarit dhe në javët e para të janarit pritet të vijë edhe transferimi.

Evra në Turqi do të gjejë bashkëkombësin, Mathieu Valbuena. /Telegrafi/