Duket se aventura e Hatem Ben Arfas te Paris Saint Germaini do të përfundojë më shpejtë që ishte menduar.
29-vjeçari nuk ka arritur të ketë shumë hapësirë te kampionët dhe kështu është duke menduar largimin.
Sipas gazetës turke ‘Fanatik’, Fenerbahce është duke menduar për ish-anërosin e Nices, i cili është i gatshëm për një aventurë të re jashtë Francës.
Ben Arfa kaloi te PSG si transferim i lirë, por ende nuk ka gola apo asistime nga ai, edhe pse është paraqitur në tri takime këtë sezon. /Telegrafi/