Telegrafi

Fenerbahçe me president të ri kontakton Luis Enriquen

BARCELONA, SPAIN - MAY 21: Luis Enrique, Manager of Barcelona reacts during the La Liga match between Barcelona and Eibar at Camp Nou on 21 May, 2017 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Ali Koç është presidenti më i ri i gjigantit turk të Fernahçes pas zgjedhjeve të mbajtur gjatë fundjavës.

Afaristi i ka dhënë fund periudhës së udhëheqjes njëzetvjeçare të Aziz Yildirim dhe tash e tutje ka marrë drejtimin e klubit.

Me të ardhur në kreun e klubit 111-vjeçar kanë filluar edhe spekulimet për trajnerin e ri pasi që pritet të largohet strategu Aykut Kocaman.

Ali Koc (Foto Fenrbahçe)

Sipas agjencisë së lajmeve “IHA”, 51-vjeçari tashmë ka kontaktuar trajnerin spanjoll Luis Enriquen, i cili është i papunë që nga largimi prej Barcelonës.

Koç dhe spanjolli do të takohen gjatë kësaj jave në Stamboll për mundësinë e angazhimit në skuadrën turke.

Aliu është një prej aksionerëve të kompanisë dhjetë miliardë dollarëshe “Koç Holding”, ndërsa presidentit vlerësohet se ka pasuri prej një miliard dollarë.

Ndryshe, pos Enriques alternativ janë edhe Laurent Blanc, Luis Felipe Scolari si dhe Claudio Ranieri. /Telegrafi/