Telegrafi

Fenerbahce me ofertë zyrtare për Aro Muric

Arijanet Muric mund të largohet nga Burnley gjatë afatit kalimtar veror.

Portieri kosovar ka shkëlqyer me Burnleyn në Championship, derisa pati edhe një ndeshje fantastike ndaj Benficës.

Fenerbahce është skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e tij, teksa tani ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Burnleyt.

Lexo po ashtu Fenerbahce në bisedime zyrtare me Burnleyn për Aro Muric

Mediat turke kanë raportuar se skuadra nga Stambolli ka ofruar 8 milionë euro për transferimin e Aro Muric.

Mbetet të shihet nëse Burnley do ta pranoj ofertën e skuadrës nga Stambolli.

Kujtojmë që Aro ka luajtur më parë për një vit në Superligën e Turqisë te Adana Demirspor, ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij. /Telegrafi/