Telegrafi

Fenerbahçe kërkon transferimin e Vedat Muriqit

Vedat Muriqi po shkëlqen këtë sezon në ligën elitare të Turqisë me skuadrën e Rizesporit.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Muriqi me paraqitjet e gjertanishme ka bërë që të interesohet edhe skuadra e Fenerbahçes.

Me Islam Slimanin që është lënë jashtë skuadrës dhe Roberto Soldadon që është në përfundim të kontratës, “kanarinat e verdha” dëshirojnë të transferojnë lojtar të ri.

Artikulli i gazetës turke, Fotomac

Presidenti i klubit, Ali Koc, i cili kohët e fundit e ka huazuar Aufi Chahechouhe te Çaykur Rizespor, nuk do ta ketë asnjë problem në transferimin e Muriqit, shkruan portali turk, Fotomac.

Përveç lojtarit, Rizesporit pritet t’i ofrohen disa para, si pjesë e marrëveshjes për lojtarin shqiptar, i cili këtë sezon ka luajtur 25 ndeshje dhe kontribuoi me dhjetë gola dhe gjashtë asistime.

Lexo po ashtu Vedat Muriqi nuk ndalet, shënon sërish në fitoren e Rizespor

Vedat Muriqi gjithashtu ka luajtur 16 herë për përfaqësuesen e Kosovës dhe ka shënuar katër gola dhe fakti që sulmuesi i suksesshëm është 24-vjeçar dhe i mirë në lojën me kokë dhe këmbë, është arsyeja se pse stambollasit duan ta transferojnë lojtarin.

Lexo po ashtu Vedat Muriqi vazhdon me gola, shënon dy herë përballë Kayserisporit

Ndryshe, ai karrierën e ka filluar te Liria gjersa ka luajtur edhe te Teuta, Besa Kavajës, Giresunspori dhe Gençlerbirligi. /Telegrafi/