Site icon Telegrafi

Fenerbahce kërkon mbrojtësin e kombëtares (Foto)

Pas paraqitjeve fantastike në Euro 2016 të Arlind Ajetit, shumë skuadra janë vendosur në gjurmët e tij për një transferim gjatë këtij afati kalimtar.

Pas daljes në skenë të ekipeve të Seria A si Lazio, Torino e Pescara, tashmë interes për Arlind Ajetin ka shfaqur edhe gjiganti turk, Fenerbahce.

Janë mediet turke ato që shkruajnë për interesimin e nën-kampionëve turk, që kanë etiketuar mbrojtësin e kombëtares si te duhurin për afrim në radhët e veta.

E gjithë kjo erdhi pas paraqitjeve fantastike të tij, njëherë në Serie A me Frosiononen dhe pastaj në Euro 2016 me kombëtaren Shqiptare, por rol luan edhe mosha e tij e re pasi shohin perspektivë të madhe te Ajeti.

Pas eliminimit definitiv të Shqipërisë nga Kampionati Evropian, futbollistët janë të lirë dhe shumë shpejt mund te kemi nisje te negociatave për gjetjen e skuadrës së re. /Telegrafi/

 

Exit mobile version