Juan Manuel Mata duket se do të largohet nga Manchester United në fund të stinorit.
Spanjolli ka marrë një ofertë tejet të majme nga gjiganti turk Fenerbahce që po këmbëngul për transferimin e tij.
Sipas medieve angleze, klubi turk është i gatshëm të ofrojë në drejtim të Unitedit 25 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.
Ndërkohë Mata nëse pranon transferimin në Turqi do të nënshkruajë një kontratë katër vjeçare me pagë pesë milionë euro në stinor. /Telegrafi/