Site icon Telegrafi

Fenerbahce jep detajet: Tregon pse Muriqi shkoi në Kosovë dhe pse u kthye pas në Stamboll

Vedat Muriqi ka lënë tubimin te Kosova për tu kthyer në Stamboll ku do ta vazhdojë trajtimin e lëndimit që e kishte marr.  

Sipas procedurës së UEFA-s, Muriqi shkoi në tubimin e Kosovës, ku ishte nën kontroll.

Fenerbahce ka dhënë informacion për atë që ndodhi dhe rikthimin e lojtarit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Çekisë

“Lojtarët e përzgjedhur në ekipin kombëtar, edhe nëse janë të lënduar duhet të shkojnë. Kështu është procedura e UEFA-s”.

“Lëndimi i Vedat u raportua te Kombëtarja atje pa shkuar ai. Sidoqoftë, ata donin të shikonin situatën përfundimtare të lojtarit dhe kur panë rezultatin, ata vendosën që lojtari të mos luante”, thuhet në njoftimin e klubit.

Vedat Muriqi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Mungesa e Muriqit është një nga mungesat më të mëdha që i ka Kosova.

Nga lëndimet e gjata mungojnë edhe Arbër Zeneli dhe Hekuran Kryeziu /Telegrafi/

Exit mobile version