Site icon Telegrafi

Fenerbahce gjen zëvendësuesin e Vedat Muriqit, shqiptari drejt largimit

Fenerbahce sikurse të gjitha klubet e tjera është në pauzë shkaku i coronavirusi, por planet e klubit po vazhdojnë.

Kryesia e klubit është në kërkim të një sulmuesi, pasi nuk është e sigurt që Vedat Muriqi do të qëndrojë në skuadër edhe sezonin e ardhshëm.

Klubi po kërkon një sulmues të nivelit të lartë dhe në listë Nikola Kalinic, që është në huazim te Roma nga Atletico Madridi.

Ka qenë vet menaxheri i lojtarit kroat që i ka pranuar bisedimet me klubin turk.

“Ne jemi në bisedime me një ekip turk”, ka thënë Tomislav Erceg , menaxheri i sulmuesit.

Ky klub është mësuar se është Fenerbahçe dhe tani duhet të punohet  me Atletico Madridin për marrëveshjen përfundimtare.

Muriqi pritet të largohet me klube si Manchester United, Lazio, Tottenham, Eintracht Frankfurt e Napoli që janë vënë në ndjekje të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version