Kukësi vazhdon të bëj paraqitje pozitive në tokën turke.
Në takimin e tretë miqësor, kampionët në fuqi u përballen me skuadrën e Fenerbahce, e cila zbriti në fushën e lojës me formacionin titullarë, fakt ky që nuk e ndaloi aspak Kukësin të jepte leksione futbolli.
Me një formacion të rreshtuar 4-4-1-1, verilindorët dominuan ndaj yjeve si Soldado, Valbuena, Isla apo dhe Neustadter, duke gjetur dhe golin pas gjysmë ore lojë.
Ishte sulmuesi Elis Bakaj që duke përfituar nga një gabim në mbrojtjen e vendasve, lëshoi me të majtën një silur që u ndal vetëm nga rrjeta e portierit Ersu. Pa umbushur as 2 minuta nga goli, Bakaj u shndërrua në njeriun asist, duke shërbyer bukur në zonë Idrizin që nuk e kishte të vështirë për të mposhtur për herë të dytë turqit.
Fraksioni i dytë kishte vetëm një skuadër në fushë dhe ajo ishte Fenerbahce, Në minutën e 49 ishte Giuliano që ngushtoi diferencën, pasi shndërroi në gol një 11 metërsh ndërsa në sekondat e fundit po përmes pikës së bardhë u tregua i saktë Fernandao, duke vendosur dhe rezultatin e takimit në 2-2.
Ky ishte takimi i tretë për verilindorët në Antalya, nga ku kanë një bilanc pozitiv, me 2 fitore dhe 1 barazim. /oranews/