Telegrafi

Fenerbahce e përjashtoi nga skuadra, Mesut Ozil vjen me një mesazh për klubin

Fenerbahce e ka përjashtuar nga ekipi i parë futbollistin Mesut Ozil për shkak të debatit me trajnerin dhe tashmë ish-ylli i Real Madridit dhe Arsenalit ka postuar një mesazh në rrjetet sociale duke theksuar se klubi është në vend të parë.

Mediat në Turqi shkruajnë se trajneri i këtij klubi, Ismail Kartal, i ka thënë hapur futbollistit se nuk është i kënaqur me paraqitjet e tij.

Ozil pësoi një poshtërim të madh pasi Fenerbahce e ka përjashtuar nga skuadra.

Megjithatë, Ozil u shpreh se Fenerbahçe është në vend të parë, duke postuar flamurin e Turqisë dhe klubit.

“Fenerbahçe është më e rëndësishmja”, ka shkruar shkurt Ozil.

 

Ozil erdhi në Fenerbahce pak më shumë se një vit më parë, kur Arsenali i ndërpreu kontratën dhe turqit e paraqitën si përforcim të madh.

Për shkak të dëmtimeve të shumta nuk e përmbushi epitetin e përforcimit më të madh në historinë e klubit dhe dështoi plotësisht gjatë qëndrimit të tij në Turqi.

Gjatë karrierës së tij, 33-vjeçari luajti për Real Madrid, Schalke dhe Werder Bremen./Telegrafi/