Site icon Telegrafi

Fenerbahçe e Besiktas ndahen baras

Në derbi e kësaj jave në Turqi nuk ka asnjë fitues.

Fenerbahçe dhe Besiktas barazuan pa gola në stadiumin Sukru Saracoglu.

Në një ndeshje mjaft të tensionuar, sulmuesit nuk arritën të tundin rrjetat e ekipeve respektive, tranmeton Telegrafi.

Gjersa Feneri e kërkonte rrugën e golit përmes lojës kolektive, Besiktas rrezikonte me kundër sulme.

Vendasit patën rastin më të mirë me Robin Van Persien, por u tregua i ngathët para portës së bardhezinjve.

Në anën tjetër, “Shqiponjat e zeza” patin një rast të mirë përmes Cenk Tosun, i cili shpërdoroi mundësinë për ta realizuar gol.

Pas këtij barazimi, Besiktas mbetet në vendin e dytë me 29 pikë, i cili pasohet prej Fenerbahçes me 25 sosh.

Vlen të theksohet se lideri i ligës elitare turke është skuadra ku luan reprezentuesi shqiptar Sokol Cikalleshi me 31 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version