Miha Zajc është kthyer në një protagonist, por pa vullnetin e tij, duke u bërë pjesë e një prej historive më kurioze në afatet kalimtare, ndër vite.
Në vitin 2019, Fenerbahce bleu mesfushorin që atëhershëm luante te Empoli, për një shumë se 4 milionë euro.
Në kohën e transferimit të tij, të dy klubet kishin ranë dakord që pagesa të bëhej deri në shtator 2020 me këste dhe deri këtu gjithçka ishte e saktë.
🇹🇷 En 2019, alors qu’il avait obtenu le transfert de Miha Zajc depuis Empoli, Fenerbahçe s'est trompé de destinataire et a envoyé l’argent de la transaction à un concessionnaire automobile néerlandais…https://t.co/qNFXbW610g
— RMC Sport (@RMCsport) September 29, 2021
Sidoqoftë, më 30 të po atij muaji, Fenerbahce i dërgoi paratë skuadrës italiane, vetëm se ato nuk shkuan në llogarinë e Empolit.
Kjo pasi 831,000 euro kishte shkuar te një shitës i makinave në Doetinchem, Holandë.
Klubi që e kishte më herët Zajcin kërkoi shumën nga Fenerbahce, e cila më vone e kuptoi gabimin që kishte bërë dhe kërkoi nga tregtari që të bënte rimbursimin.
Miha Zajc ☺️👍 pic.twitter.com/ZZMdzuZhP8
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) September 22, 2021
Sidoqoftë, ai refuzoi dhe klubi turk filloi një betejë gjyqësore me kompaninë holandeze.
Tani, një Gjykatë ka vendosur në favor të Fenerbahçes dhe shitësi i makinave duhet të dërgojë parat që nuk ishin të tija te klubi turk, e këta të fundit duhet t’ia dërgojë, Empolit. /Telegrafi/