Telegrafi

Femrat nuk i duan automjetet autonome

Prodhuesit e automjeteve prej tani e tutje duhet të fokusohen te femrat nëse shpresojnë që automobilat autonomë të bëhen të zakonshëm, sipas një hulumtimi të ri.

Një studim nga “NerdWallet” ka treguar se meshkujt janë shumë më të interesuar se femrat në teknologjinë e re. Më shumë se 1.000 mijë amerikanë u përfshinë në hulumtim ku treguan mendimet e tyre për automobilat autonomë.

Vetëm 37 për qind e femrave që ishin pjesë e studimit shfaqën interes për të poseduar një automobil autonom, ndërsa te meshkujt ishin më shumë se gjysma.

Sipas studimit, 53 për qind e të anketuarve, të moshës 18 deri 29 vjeçare, “ishin shumë të interesuar” ose “disi të interesuar” në posedimin e një automobili autonom, në krahasim me 41 për qind të personave më të moshuar se 30 vjeç, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë hulumtim po ashtu u kuptua se shumica e femrave nuk i pëlqejnë “makinat e së ardhmes” për shkak të sigurisë. 55 për qind e të anketuarave thonë se i frikësohen sigurisë në teknologjinë e re. Vetëm 37 për qind e meshkujve ishin të brengosur për sigurinë.

Rreth 44 për qind e meshkujve thonë se automobilat autonomë do të ishin argëtim për ta, ndërsa kjo vlen për vetëm 23 për qind të femrave.

Klientët kanë pak besim në teknologjinë e automobilave të tillë. Kur u pyetën nëse do të linin në një automobil të tillë fëmijën e tyre vetëm, vetëm gjashtë për qind do të mbyllnin dyert e automobilit dhe të përshëndesnin fëmijët.

Përderisa ata nuk janë të gatshëm të përqafojnë botën me automobila autonomë, ata janë të interesuar në teknologjinë që mundëson sigurimin e këtyre automobilave. Sistemi kontrollues i pjesëve të makinës që nuk mund të shihen nga vozitësit ishte më i pëlqyeri nga të anketuarit. Atë e pëlqyen 42 për qind e tyre, ndërsa 30 për qind ishin “fansa” të frerëve emergjentë.

Ndryshe, automobilat autonomë fillimisht u pritën si fantashkencë, por ata janë duke u testuar tashmë në autostrada dhe duket se shumë shpejt do të përfundojnë në autosallone. Sipas hulumtimit, shumica e konsiderueshme nuk ishin shumë entuziastë për gjeneratën e automobilave të së ardhmes.