Site icon Telegrafi

Femrat me histori familjare të kancerit të gjirit duhet të fillojnë kontrollet e rregullta prej moshës 30 vjet

Një studim i ri sugjeron se femrat me gjokse të dendura ose histori familjare të kancerit të gjirit duhet të fillojnë mamogramët prej moshës 30 vjet, e jo më vonë.

Më herët, grupet si Shoqata Amerikane e Kancerit u kishin bërë thirrje femrave me faktorë të qartë të rrezikut të kontrollohen gjatë viteve të 40’ta.

Por, pak studime janë marrë me gratë që janë në vitet e 30’ta ose më të reja, moshë ku kanceri i gjirit është më i rrallë.

Raporti i ri, bazuar në më shumë se pesë milionë mamogramë përgjatë SHBA-së, ka zbuluar se kanceri i gjirit është vërejtur po aq shumë te femrat e viteve të 30’ta sa tek femrat në vitet e 40’ta që kanë faktorë rreziku.

Çdo doktor sugjeron se femrat e rrezikuara nga kanceri i gjirit duhet të kontrollohen nga mosha 40 vjet në mënyrë që ta diagnostikojnë herët sëmundjen, por shumë pak sugjerojnë që femrat edhe gjatë viteve të tyre të 30’ta duhet të bëjnë skanime të rregullta.

Këto zbulime, të cilat do të prezantohen në takimin e Shoqatës Radiologjike të Amerikës Veriore janë të bazuara në të dhënat nga më shumë se 31 shtete.  /Telegrafi/

Exit mobile version