Telegrafi

Femrat e gjithë botës i dëshirojnë format e saj: Këto janë këshillat për fitnes të Kim Kardashianit!

Këshillat e saj janë shumë të dobishme, ndërkaq çelësi i gjithë kësaj gjendet në vullnetin e fuqishëm

Kim zgjohet në orën pesë të mëngjesit, madje gjashtë ditë në javë, në mënyrë që të dy orë t’ia përkushtojë treningut të saj. Dhe vetëm kur e përfundon treningun zgjon vogëlushët dhe fillon rutinën ditore.

Secila nga të gjashtë ditët është e planifikuar posaçërisht, të cilat i përpilon trajnerja e saj personale, në mënyrë që asnjë grup i muskujve të saj të mos lihet anash dhe në mënyrë që i gjithë trupi të jetë i formuar në mënyrë të përsosur, transmeton Telegrafi.

Ushtrimet e forcës janë më të rëndësishmet

Kim nuk është adhuruese e kardio-treningut, andaj fokusohet në ushtrime të forcës dhe pjesa më e madhe e treningut të saj përbëhet nga ngritja e peshave.

Trajnerja personale e Kim Kardashianit, Melisa Alkandra, ka zbuluar që Kim kurrë nuk i anulon trajnimet dhe është jashtëzakonisht e përkushtuar.

Dëgjoni trupin tuaj

Kim Kardashian bën një pushim nga trajnimi intensiv çdo gjashtë muaj.

Në të vërtetë, ajo ka filluar të shkojë në stërvitje më të lehta, të cilat përfshijnë ushtrime zgjatjeje dhe formësimi, në mënyrë që të pushojë trupin e saj dhe ta përgatisë atë për sfida të reja të fitnesit. /Telegrafi/