Nuk është më Ivanka, vajza e preferuar e Presidentit amerikan Donald Trump. Tashmë femrat amerikane duan që t’i ngjajnë Melania Trump.
Është kjo tendenca e re që po bën bujë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku shumë femra i drejtohen kirurgut plastik për të kërkuar të njëjtën pamje si zonja e parë e Amerikës, transmeton KosovaPress.
Kjo pasi ka pasur një rritje të ndjeshme të kërkesave për të patur të mollëza të ngjashme, gojë si e saja dhe gjinj si të ish-modeles sllovene.
Kjo ka bërë që kirurgu nga Texas, Franklin Rose të ideojë formulën “Melania Makeover”, e cila përfshin një sërë operacionesh kirurgjikale të dedikuara ndaj atyre që janë të gatshme të bëjnë gjithçka vetëm për t’i ngjarë zonjës Trump.
Claudia Sierra, nënë e dy fëmijëve i’u drejtua kirurgut me shpresën për t’u kthyer në Melania. Ajo zvogëloi gjinjtë, bëri ndërhyrje në fytyrë dhe lifting.