Telegrafi

Femrat bëjnë gjumë më të mirë me qenin sesa me një person tjetër

Shumë njerëz që mbajnë kafshë shtëpiake preferojnë të flenë me kafshën e tyre, e posaçërisht gjatë muajve të ftohtë të dimrit.

Por, a mundet shoku juaj leshatok t’ju ndihmojë të flini më mirë sesa partneri? – transmeton Telegrafi.

Epo, sipas rezultateve të një anketimi të publikuar në revistën ‘Anthrozoos’, femrat mund të bëjnë gjumë më të mirë kur e kanë qenin në shtrat sesa një person tjetër.

Studimi, i cili është kryer nga hulumtuesit e kolegjit Canisius, ka anketuar 962 femra të rritura në SHBA.

Rezultatet sugjerojnë set ë pasurit një qen në shtrat në vend të një personi mund t’ju ndihmojë të flini më mirë.

Në përgjithësi, rezultatet kanë konstatuar se gjumi i një femre është më kualitativ gjatë fjetjes me një kafshë pranë saj.

Veç kësaj, pronarët e qenve besohet të zgjohen më herët sesa ata që nuk mbajnë kafshë. /Telegrafi/