Policia në Gjilan ka arrestuar një femër si e dyshuar se e ka sulmuar fizikisht një mashkull.
Rasti nga Policia është raportuar si dhunë në familje ndërsa nuk sqarohet se cilat janë raportet në mes sulmueses dhe të sulmuarit.
Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.