Fëmijët në Rusi do të trajnohen se si të mbrohen nga një sulm i mundshëm bërthamor, raportojnë mediet e huaja.
Si pjesë e ndryshimeve më të fundit në kurrikulën kombëtare të shkollës, nxënësit do të mësojnë për “vetitë luftarake dhe efektet e dëmshme të armëve bërthamore, si dhe metodat e mbrojtjes kundër tyre”, transmeton Telegrafi.
“Bazat e sigurisë dhe mbrojtjes” do të prezantohen në shkollat anembanë vendit që nga shtatori, sipas një njoftimi të mësimdhënësve.
Siç raportohet, fëmijët do të mësohen gjithashtu se si të mbrohen në emergjenca të tilla si fatkeqësitë natyrore dhe ndonjë kërcënim ushtarak.
Në kurrikulë do të përfshihen edhe trajnime të tjera bazike ushtarake.
Kërcënimet për përdorimin e armëve bërthamore kanë qenë të përsëritura nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili tha se do t’i implementonte ato nëse do të “rrezikohej integriteti territorial”. /Telegrafi/