Telegrafi

Fëmijët më shumë emocionohen teksa takohen me idhullin e tyre se sa me Melanie Trumpin (Foto/Video)

U.S. first lady Melania Trump is greeted by South Korean middle school students as Choi Min-ho, a member of South Korean boy band Shinee, top right, watches during "Girls Play 2!" Initiative, an Olympic public diplomacy outreach campaign, at the U.S. Ambassador's Residence in Seoul, South Korea, Tuesday, Nov. 7, 2017. (AP Photo/Ahn Young-joon. Pool)

Donald J. Trump ka filluar një turne disa ditor në shtetet e kontinentit të Azisë.

Presidenti i SHBA-së, Trump kishte qëndruar edhe disa ditë në Korenë Jugore, ku me zyrtarët e këtij vendi kishte folur për krizën politike dhe kërcënimet e shtetit të Koresë Veriore.

Së bashku, me presidentin ka udhëtuar edhe Zonja e Parë amerikane, Melanie Trump, e cila është takuar me disa fëmijë koreanë.

Melanie Trump gjatë takimit me fëmijët

Por, ajo që e bëri të mbetet në hije takimin e Melanies me fëmijët ishte këngëtari dhe ylli korean, Choi Min-ho.

Madje, fëmijët më shumë u emocionuan teksa u takuan me idhullin e tyre se sa me gruan e parë amerikane.

Fëmijët më shumë emocionohen takimit me Choi Min-h se sa me Melanie Trumpin

Kjo ka bërë që videoja e momentit të bëhet edhe hit në rrjetet sociale anembanë globit ndërsa edhe Melanie e mori këtë me sportivitet.

Ndryshe, Min-ho konsiderohet si një ndër yjet më të mëdha të këtij vendi pas PSY-t, që bëri bujë të madhe me këngën “Gangam Style”. /Telegrafi/