Donald J. Trump ka filluar një turne disa ditor në shtetet e kontinentit të Azisë.
Presidenti i SHBA-së, Trump kishte qëndruar edhe disa ditë në Korenë Jugore, ku me zyrtarët e këtij vendi kishte folur për krizën politike dhe kërcënimet e shtetit të Koresë Veriore.
Së bashku, me presidentin ka udhëtuar edhe Zonja e Parë amerikane, Melanie Trump, e cila është takuar me disa fëmijë koreanë.
Por, ajo që e bëri të mbetet në hije takimin e Melanies me fëmijët ishte këngëtari dhe ylli korean, Choi Min-ho.
Madje, fëmijët më shumë u emocionuan teksa u takuan me idhullin e tyre se sa me gruan e parë amerikane.
Kjo ka bërë që videoja e momentit të bëhet edhe hit në rrjetet sociale anembanë globit ndërsa edhe Melanie e mori këtë me sportivitet.
Ndryshe, Min-ho konsiderohet si një ndër yjet më të mëdha të këtij vendi pas PSY-t, që bëri bujë të madhe me këngën “Gangam Style”. /Telegrafi/