Cilado qoftë fuqia që mbart një autoritet kur është fjala për të kontrolluar fëmijët, mbetet një mision i pamundur.
Kjo duket se u ka ndodhur edhe princit dhe Dukeshës së Kembrixhit në Gjermani, ku teksa po bënin një foto me një grup fëmijësh në sheshin tradicional të tregut të Heidelbergut, dy djem të qeshur bënë shenjën “V” para objektivit të aparatit dhe kamerës.
Çifti William dhe Kate, të cilët qëndronin prapa djemve të buzëqeshur duket se kanë qenë të pavetëdijshëm për gjestin që konsiderohet fyes në Britani.
Në Britani nuk e bën dot shenjën e fitores “V”, përveçse kur pëllëmba është e kthyer jashtë.
Duka dhe Dukesha e Kembrixhit zhvilluan një vizitë tre ditore në Gjermani.