Site icon Telegrafi

Fëmijët po ju stresojnë? Aq më shumë fëmijë që keni, aq më të rrezikuar jeni nga sëmundjet e zemrës

Secili prind do t’ju thotë se rritja e fëmijëve është puna më stresuese në botë – dhe nuk e kanë gabim!

Kjo punë është aq stresuese saqë aq më shumë fëmijë që keni, aq më të rrezikuar jeni nga sëmundjet e zemrës, transmeton Telegrafi.

Studimet e shumta e kanë gjetur një lidhje mes të qenurit prind dhe një rreziku të shtuar të problemeve kardiovaskulare.

Clare Oliver-Williams, hulumtuese në Universitetin e Kembrixhit, thotë se fëmijët shkaktojnë shumë stres dhe, aq më shumë fëmijë që keni, aq më shumë stres duhet të menaxhoni.

Përveç stresit, hulumtimet e tyre të fundit thonë se rritja e fëmijëve mund të jetë e ndërlidhur edhe me diagnostikimin me sëmundje kardiovaskulare.

Ky hulumtim vjen nga ARIC, i cili i ka analizuar më shumë se 8,000 gra amerikane përgjatë 30 viteve.

Arsyeja se përse ndodh kjo, sipas shkencëtarëve, ka të bëjë me faktin se si ndryshon trupi i gruas shtatzënisë, pas lindjes vjen mungesa e jetës shoqërore, mungesa e kohës për vetveten, etj.

Vlen të ceket se, ndonëse fëmijët mund të jenë të dëmshëm për zemrën e kokën, ata faktikisht ju mbrojnë nga disa lloje të kancerit. /Telegrafi/

Exit mobile version