Telegrafi

Fëmijët nën moshën 15-vjeçare kanë më shumë gjasa të goditen nga rrufeja, sesa të vdesin nga coronavirusi

Fëmijët nën moshën 15-vjeqare kanë më shumë gjasa të goditen nga rrufeja, sesa të vdesin nga pandemia e coronavirusit, tregojnë të dhënat e reja duke bërë kështu presion më të madh qeverisë britanike që t’i rikthejë nxënësit nëpër klasa dhe atë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Shkencëtarët nga universitetet Cambridge dhe Oxford kanë bërë thirrje për një “debat racional”, bazuar në rrezikun e “vogël” nga COVID-19 që u kanoset fëmijëve, transmeton Telegrafi.

Madje thuhet se nëse në një të ardhme nuk gjendet një vaksinë, do të ishte mirë që nxënësit të vazhdojnë jetën e tyre sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

E gjitha kjo po bëhet pas akuzave të shumta ndaj Gavin Williams, Sekretarit të Arsimit në Britani të Madhe, i cili vendosi të mos rihap të gjitha shkollat para pushimit veror, ku pretendohet nga qytetarët se fëmijët janë më pak të rrezikuar nga COVID-19. /Telegrafi/