Shkuarja në shkollë në Siberi pa dyshim që është sfidë e madhe,për nxënësit dhe prindërit e tyre.
Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin fëmijët të cilët luftojnë me erërat e forta dhe rrugët e mbuluara me borë e akull, derisa shkojnë në shkollë dhe kthehen në shtëpi, transmeton Telegrafi.
Disa prej tyre këtë e cilësojnë si diçka argëtuese, por sigurisht se është e vështirë nëse çdo ditë duhet ta bëjnë të njëjtën rrugë në këto kushte atmosferike.
Me këto probleme po ballafaqohen nxënësit e Russkoye Ustye, fshat ky në distriktin Allaikhovsky në Yakutia të Rusisë.
Erërat e forta që fryjnë me shpejtësi prej 108 kilometra në orë është diçka e zakonshme për këtë regjion, e lëre me temperaturat e ulëta që arrijnë deri në minus 44 gradë Celsius.
Por në mungesë të alternativave, nxënësit detyrohen çdo ditë të përshkojnë në këto kushte klimatike rrugën deri në shkollë në Yakutia e njohur ndryshe si Sakha, që cilësohet si rajoni më i madh në Rusi, që është gati sa territori i Indisë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=MPyC6W6zVsE