Site icon Telegrafi

Fëmijët në rolin e policit, mësojnë për rregullat e komunikacionit

Sot në Prishtinë fëmijët me uniforma policore kanë ‘patrulluar’ në rrugët e kryeqytetit me qëllim të vetëdijesimit mbi rregullat e komunikacionit.

Në këtë ngjarje të pranishëm ishin ministri Xhelal Sveçla, ministri Elbert Krasniqi dhe drejtori rajonal i Policisë në Prishtinë, nënkolonel Basri Shabani.

Lidhur me këtë ngjarje ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai tha se rendi dhe siguria publike mbeten prioritet teksa garantohen me angazhimin e përbashkët të të gjithëve.

“Me uniforma policore fëmijët tanë sot shërbyen si polic patrullues me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve mbi rregullat e komunikacionit, veçanërisht kur jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor”, shkruan ai.

Bashkë me Ministrin Elbert Krasniqi dhe Drejtorin Rajonal të Prishtinës Nënkolonel Basri Shabani patëm kënaqësinë të ndajmë çaste të këndshme me këta fëmijë të cilët janë e ardhmja e ndritur e vendit tonë.

Ky aktivitet që po zhvillohet në kuadër të Drejtorisë së Policisë në Bashkësi dhe Parandalim në të gjitha rajonet, përfshinë fëmijë të të gjitha komuniteteve dhe ka për qëllim të vetëdijesoj ata dhe pjesëmarrësit në komunikacion mbi sigurinë rrugore”, shkruan tutje Sveçla. /Telegrafi/

 

Exit mobile version