Fëmijët në Angli do të kthehen në shkollë të hënën për herë të parë që nga muaji janar, pasi qeveria ka filluar të lehtësojë masat e ashpra kufizuese falë vaksinimit masiv kundër coronavirusit.
Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, nxënësit e moshës pesë deri në 11 vjeç do të kthehen në bangat shkollore të hënën, derisa javën e ardhshme pritet edhe kthimi nxënësve në shkolla nga mosha 11 deri në 18 vjeç.
Lajmin e konfirmoi gjithashtu edhe kryeministri britanik, Boris Johnson, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.
Today pupils return to schools in England.
I want to thank teachers, parents, guardians and carers for the work you have done to keep kids learning throughout the pandemic.
Getting all schools back has been our priority and the first step of our roadmap back to normality.
— Boris Johnson (@BorisJohnson) March 8, 2021
“Sot nxënësit në Angli po kthehen në shkolla. Rikthimi në objekte shkollore për nxënësit ka qenë përparësia jonë dhe hapi i parë i udhërrëfyesit tonë për t’u kthyer në normalitet”, ka deklaruar Johnson.
Ndryshe, Mbretëria e Bashkuar ka raportuar deri më tani 4.2 milionë raste si pasojë e coronavirusit, si dhe 124 mijë viktima. /Telegrafi/