Prindërit krenarë kanë postuar në rrjetet sociale, mënyrën se si vepruan fëmijët e tyre të zgjuar, për ta bërë jetën shumë më praktike.
Madje, ata nuk kanë shpenzuar asnjë cent në realizimin e këtyre punimeve, që janë praktike dhe mund t’i ndihmojnë edhe të rriturit, transmeton Telegrafi.
Përmes gotave plastike, një vogëlushe ka bërë që zëri nga telefoni të jetë shumë më i lartë, kurse një tjetër e ka ngjitur lugën për kapësen e rrobave, që të mos i bie në ushqim.
Kapela e punuar nga kartelat si dhe veprime të ndryshme, vetëm për të mos e mbajtur telefonin në dorë, janë disa nga rastet që mund t’i shihni më poshtë. /Telegrafi/