Fama e prindërve dhe gjenet thuajse perfekte iu kanë garantuar atyre suksesin në modeling.
Djali i madh i David dhe Victoria Beckham, ka trashëguar tiparet më të bukura të prindërve të tij. 16- vjeçari ka nënshkruar kontratë me një agjenci mode dhe ka dalë në kopertinat e disa prej revistave më të njohura si: “Man About Town”, “New York Times Style”, si edhe ka qenë imazhi i veshjeve sportive “Reserve”.
Ajo është kryefjala e çdo reviste këto kohë. Vajza 20-vjeçare e modeles Yolanda Foster, ka tashmë një status të rëndësishëm në botën e modës. Gigi ka bërë reklama për Guess, Tom Ford, Maybelline, Voctoria’s Secret Pink. Ajo ka kontratë me IMG Models, e njëjta agjenci me të cilën punon edhe motra e saj Bella Hadid. Ajo ka qenë në kopertinat e Vanity Fair, Sports Illustrated, Teen Vogue, Rolling Stone, Vogue, Haper’s Bazaar, Ad Week, CR Fashion Book. Modelja gjithashtu ka sfiluar për Tom Ford, Max Mara, Jeremy Scott, Michael Kors, Tommy Hilfiger dhe Victoria’s Secret.
Vajza e aktorit të njohur Johnny Depp ka bërë debutimin e saj të parë si modele në revistën australiane “Oyster”. 16- vjeçarja është bërë ambasadore e markës Chanel dhe imazhi i linjës së tyre të syzeve të diellit.
Vajza 14- vjeçare e Will Smith ka provuar aktrimin, këngën dhe tashmë modelingun. Ajo ka punuar për Tom Ford dhe Pucci në CR Fashion Book si dhe së fundmi në fushatën publicitare të Marc Jacobs.
Fëmija i tretë i Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver, ka treguar aftësitë e tij si model për V Man dhe Interview Magazine. Ai bën pjesë në agjencinë e LA Models. Puna e tij më e mirë deri tani konsiderohet bashkëpunimi me Gigi Hadid për koleksionin e syzeve të Tom Ford.
Vajza e super modeles Cindy Crawford është duke ndjekur hapat e saj. 13 –vjeçarja fillimisht ka qenë modele e Versace Kids dhe Teen Vogue, shkruan Anabel. Ajo ka pozuar gjithashtu për Vogue Italia.
Vajza e vetme e Lenny Kravitz, edhe pse e ka filluar karrierën si modele në një moshë pak më të madhe se modelet e tjera, ka arritur të jetë në kopertinat e revistave më të njohura. Elle, Wonderland, ASOS, Vogue dhe Harper’s Bazzar janë disa prej revistave me të cilat ka bashkëpunuar. Zoe ishte imazhi i Vera Wang Princess dhe Alexander Wang. Ajo është gjithashtu aktore dhe ka luajtur në filma si “After earth”, “Divergent” dhe “Mad Max;Fury Road”. /Telegrafi/