Site icon Telegrafi

Fëmijët e parë bëhen shkenctarë, të mesmit drejtorë, të vegjlit bëhen artista

A keni lindur për t’u bërë drejtor/eshë? Me vite të tëra  studimet kanë treguar se koha kur keni lindur ndikon në personalitetin tuaj, por tani hulumtimet e reja tergojnë se edhe karriera e njeriut mund të parashikohet duke u bazuar në atë se a është fëmija i madh, i mesëm apo i vogël.

Ky studim, i kryer me mbi 500 individë të suksesshëm, ka zbuluar se fëmijët e mesëm janë 30 për qind më të prirë të bëhen drejtorë të kompanive sesa vëllezërit dhe motrat e tyre, transmeton Telegrafi.

P.sh., Mark Zuckerberg, Lord Alan Sugar dhe Bill Gates janë që të gjithë fëmijët e mesëm në familjen e tyre.

Veç kësaj, fëmijët e mesëm gjithashtu janë 41 për qind më të prirë të bëhen atletë olimpikë.

Por, në anën tjetër, fëmijët e parë priren të jenë astronautë – sikur Buzz Aldrin dhe Neil Armstrong.

Gjithashtu fëmijët e parë janë mët ë prirë të bëhen edhe shkencëtarë apo inxhinierë si Stephen Hawking dhe Tim Berneres Lee.

Karriera e artistit iu përket fëmijëve të vegjël, të cilët janë 50 për qind më të prirë të kenë karrierë në muzikë klasike, njësoj sikur Johann Sbeastian Bach apo Mozarti.

E njëjta gjë vlen edhe për fëmijët e vetëm, ku shkencëtarët thonë se janë më të prirë të bëhen artistë. /Telegrafi/

Exit mobile version