Një klasë me nxënës të entuziazmuar të një shkolle në Las Vegas u kapën nga kamera duke u hedhur nga gëzimi pasi mësuesja e tyre u tha atyre se “mandati i maskës ishte hequr”.
“Duke filluar nga nesër, ne nuk duhet të mbajmë më maska”, tha mësuesja të enjten ndërsa u prit me britma të zhurmshme dhe duartrokitje nga nxënësit e saj, përcjell Telegrafi.
Mësuesja pohoi se një nga nxënësit e saj ishte aq i entuziazmuar nga kjo lëvizje, saqë ishte gati të hidhte karrigen e tij nga dritarja.
Children's reaction is priceless after hearing they won't need to wear masks at school in Las Vegas pic.twitter.com/uyAZlJk92t
— The Sun (@TheSun) February 15, 2022
Në Distriktin Shkollor të Qarkut Clark, i cili përfshin Las Vegasin, nxënësit kanë bartur maskat që kur u kthyen në klasë në gusht të vitit 2021 pas një viti të tërë mësimi në distancë.
Distrikti filloi t’i kthente fëmijët në klasë në pranverën e vitit 2021, raportoi Las Vegas Review-Journal, por nuk u kthyen në mësim të plotë deri në vjeshtë.
Mësimi online ishte ende në dispozicion për çdo student që e dëshironte atë. /Telegrafi/