Telegrafi

Fëmijët e maskuar ‘bllokojnë’ derën e Robertit për ‘Halloween’ (Foto)

Këngëtari Robert Berisha është mjaft i pëlqyer nga publiku për këngët e tij.

Megjithëse nuk duket se është shumë tip i festave, në natën e ‘Halloweenit’ ai është ‘detyruar’ që të futet në një nga ritualet e kësaj feste.

Kjo ka ndodhur ku fëmijët e lagjes në të cilën ai jeton, kanë shkuar te dera e tij për të kërkuar karamele.

Siç e do tradita, fëmijët e maskuar për ‘Halloween’ shkojnë dhe kërkojnë karamele nëpër, në të kundërtën për ata që nuk i japin, duhet t’i gjuajnë me vezë.

Lexo po ashtu Dukja e yjeve shqiptare në festën e "Halloweenit 2017" (Foto)

Roberti publikoi një fotografi në rrjetet sociale, ku u shfaq pranë fëmijëve që erdhën tek dera e tij.

Ai dukej mjaft i lumtur që ka takuar ata, ndërsa fakti se kishte buzëqeshje në secilën fytyrë, tregon se këngëtari e ka shpëtuar nga dënimi, edhe pse nuk u ka dhënë karamele fëmijëve, siç shpjegon në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/